E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celularet qeveria shkurton kuotat

/ /

Kreret e piramides shteterore me perjashtim te Presidentit kryeministrit kryetarit te Kuvendit kreut te Gjykates Kushtetuese dhe prokurorit te Pergjithshem do te duhet te flasin me pak ne telefon duke filluar nga 1 nentori. Kjo per shkak se ka nxjerre nje vendim ku shkurtohet kuota e celularit qe paguan buxheti i shtetit per pozicionet me te larta te administrates.
Vendimi
Ne mbledhjen e 23 korrikut Keshilli i Ministrave ka miruatuar nje vendim te propozuar nga ministri i Financave Per pajisjen me numer telefoni celular te personave juridike publike. Sipas ketij vendimi i cili i shtrin efektet nga 1 nentori te gjithe punonjesit e administrates duhet te jene te pajisur me numer me kontrate. Kushti i qeverise eshte qe cdo institucion te mos harxhoje me shume se 2 te buxhetit te percaktuar per mallra e sherbime per pagesat e kostos se telefonatave. Me i fituari nga ky akt ligjor ka dale kryetari i Gjykates Kushtetuese i cili me vendimin e vitit 2002 mund te fliste ne telefon deri ne 70 mije leke te reja dhe me pas cdo kosto shtese duhej ta paguante vete. Pas hyrjes ne fuqi te vendimit te korrikut ai do ta kete telefonin pa limit. Nderkohe nga kryetarja e Gjykates se Larte e me poshte te gjitha pozicionet e tjera do ta kene me te vogel kuoten qe u paguan shteti per telefonin. Nese deri tani kryetarja e kesaj gjykate kishte nje kuote prej 70 mije lekesh te reja nga ky moment asaj do ti mbulohen nga institucioni vetem 63 mije leke. E pandryshuar do te jete kuota per nenkryetaret e Kuvendit dhe zv.kryeministrin te cilet do ta kene kuoten serish 60 mije leke nderkohe qe drejtuesit e institucioneve qe preken me shume jane Avokati i Popullit kryetari i KQZ-se kryetari i KLSH-se ministri dhe drejtori i SHISH-it te cilet do te kene nje kuote 10 mije leke me te vogel. Ne te njejten kohe vendimi i qeverise detyron punonjesit e pushtetit vendor punonjesit e njesive te fondeve speciale dhe punonjesit e ndermarrjeve tregtare me kapital 100 per qind shteteror qe te pajisen me numra me kontrate. Drejtuesit e organeve te pushtetit vendor kane te drejte te urdherojne pajisjen me numer telefoni celular te personave zyrtare bazuar ne detyren qe kryejne dhe brenda fondeve te parashikuara ne buxhetin vjetor sipas specifikimeve te mesiperme. Shpenzimet per kete sherbim ne nivel vjetor te jene ne cdo rast jo me shume se 2 e totalit te shpenzimeve per mallra dhe sherbime te miratuara per cdo institucion ne buxhetin vjetor perkates thuhet ne vendimin e qeverise. Sipas ketij akti njesite e qeverisjes qendrore vendore apo fondeve speciale lidhin kontratat per kete sherbim me cilindo prej operatoreve telefonike qe veprojne ne vend te cilet kane epersi ne permbushjen e ketyre kushteve ofrojne cmimin me te ulet ofrojne cilesine me te mire ofrojne shtrirjen me te gjere te mbulimit me sinjal. Ne te njejten kohe vendimi sakteson se ne cdo rast sherbimi i ofruar nga institucioni paguhet sipas fatures mujore per vleren e shpenzuar. do tejkalim i limitit mujor nuk kompensohet me limitin e muajit pasardhes dhe perballohet nga vete personi zyrtar. Kuota e celularit per zyrtaret e larte ne leke

Pozicioni Ishte Behet
Presidenti i Republikes Pa limit Pa limit
Kryetari i Kuvendit Pa limit Pa limit
Kryeministri Pa limit Pa limit
Kryetari i Gjykates Kushtetuese 70.000 Pa limit
Prokurori i Pergjithshem Pa limit Pa limit
Kryetari i Gjykates se Larte 70.000 63.000
Zevendeskryetari i Kuvendit 60.000 60.000
Zevendeskryeministri 60.000 60.000
Avokati i Popullit 60.000 50.000
Kryetari i KQZ 60.000 50.000
Kryetari i KLSH 60.000 50.000
Ministri 60.000 50.000
Drejtori i SHISH 60.000 50.000
Sekretari i Pergjithshem ne
Presidence Kuvend
Keshillin e Ministrave 40.000 35.000
Drejtori i Kabinetit te
Presidentit te Republikes
i Kryetarit te Kuvendit dhe
i Kryeministrit si dhe cdo
funksionar i barazuar ne page
apo me page perkatese per
funksion me te madh se
ky funksion 40.000 35.000
Drejtori i Pergj. i Policise 40.000 35.000
Drejtori i Pergj. i Doganave 40.000 35.000
Drejtori i Pergj. i Tatimeve 40.000 35.000
Sekretar i Pergj. ne ministri 15.000 10.000
Drejtori i Drejtorise se Pergj.
si dhe cdo funksionar i
barazuar ne page apo me page
perkatese per funksion me te
madh se ky funksion 15.000 10.000
Zv.ministri 15.000 13.000

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›