E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidi e Rustemi largohen nga AlkiHidi dhe Rustemi nuk janë paguar në shumën e 41 mijë eurove, ose tre paga mujore. Dy lojtarët e Kombëtares shqiptare kanë dërguar përmes avokatëve të tyre një letër në Federatën Qipriote të Futbollit (KOP) në lid

Isli Hidi dhe Blerim Rustemi nuk janë më pjesë e Alki Larnaka në kampionatit qipriot. Lajmi u dha nga pesë gazetat sportive shqiptare “Sporti Shqiptar”, “Sport Ekspres”, “Panorama Sport”, “Metropol Sport” dhe “Gazeta Sporti”, të cilat nga ana e tyre u referoheshin faqeve qipriote protathlima.com.cy dhe kerkida.net.

Hidi dhe Rustemi nuk janë paguar në shumën e 41 mijë eurove, ose tre paga mujore. Dy lojtarët e Kombëtares shqiptare kanë dërguar përmes avokatëve të tyre një letër në Federatën Qipriote të Futbollit (KOP) në lidhje me problemet financiare që kanë pasur dhe tashmë, gjithmonë sipas mediave qipriote ata janë lojtarë të lirë.

Sipas “Metropol Sport”, në drejtim të Hidit (ndodhet në aktualisht në Tiranë) e Rustemit kanë vërshuar ofertat e para nga klubet e tjera qipriote, parë edhe faktin se si Hidi ashtu dhe Rustemi kanë qenë titullarë të padiskutueshëm te Alki, madje mbrojtësi Blerim Rustemi është dhe autor i dy golave në kampionatin qipriot.

Në kampionatin qipriot luajnë aktualisht edhe Arjan Beqaj (Anorthosis Famagusta), Klodian Duro (Omonia Nikosia) dhe Altin Haxhi (Apoel).

E Merkure, 21 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›