FIFA , gjyqtar holandez ne Shqiperi-HungariQeveria e futbollit botëror, FIFA, për ta intriguar edhe më shumë sfidën midis dy teknikëve holandezë, Ari Hanit (Shqipëri) dhe Ervin Koemanit (Hungari) ka përcaktuar si “bilbil” një tjetër holandez,

Shqipëri-Hungari, ndeshja e gjashtë ndërkombëtare e kuqezinjve në eliminatoret e Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut”, është e tëra një sfidë “portokalli”.
Qeveria e futbollit botëror, FIFA, për ta intriguar edhe më shumë sfidën midis dy teknikëve holandezë, Ari Hanit (Shqipëri) dhe Ervin Koemanit (Hungari) ka përcaktuar si “bilbil” një tjetër holandez, Bjorn Kuipers, për ndeshjen e 28 marsit në “Qemal Stafa”.
Lajmi është zyrtarizuar edhe nga faqja e federatës holandeze të futbollit, e ngacmuar nga ky detaj interesant.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Budapest, Shqipëria humbi 2-0, njëherësh edhe humbja e vetme në katër ndeshjet e zhvilluara.
Në katër takimet e para, Shqipëria ka fituar me Maltën (3-0) dhe barazuar me Suedinë (0-0, në Tiranë) dhe Portugalinë (0-0, në Braga), duke grumbulluar 5 pikë, po aq sa Portugalia e Suedia.
Shqipëria do të përballet me Maltën (11 shkurt) dhe një fitore në “Ta’Qali” do t’i jepte kryesimin e përkohshëm Shqipërisë, dhe ndeshja me Hungarinë është shumë e rëndësishme për Kombëtaren tonë, pasi edhe një fitore me skuadrën e Ervin Koemanit, do ta çonte skuadrën tonë në kuotën e 11 pikëve, përpara se të përballej më pas me Danimarkën (2 herë), Portugalinë (në Tiranë) dhe Suedinë (në Stokholm).
E Marte, 20 Janar 2009