Memorandumi mirëkuptimi për zgjedhjet
Prishtinë - Është nënshkruar në Prishtinë Memorandumi i Mirëkuptimit mes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, komunave të Kosovës dhe Komisionit Qendror Zgjedhor. Memorandumi përshkruan kushtet dhe mënyrën e bashkëpunimit në zbatimin e procedurave zgjedhore të përcaktuara në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe Ligjin për zgjedhjet lokale në Kosovë. Me Memorandum kërkohet sigurimi i kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve si dhe ndahen përgjegjsitë mes Komisionit Qendror Zgjedhor dhe Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.
Zëvendës-ministri i Pushtetit Lokal Shpend Tërdeva, u shpreh se përgatitjet teknike për zgjedhje kanë filluar me kohë. “Sot ka qenë një takim që i kontribuon këtij procesi në mënyrë që komunat dhe komisionet komunale të themelohen më shpejt. Gati shumica e komunave që i kanë zyrat e kanë një traditë, i kanë zyrtarët të cilët në procedurë të rregullt dhe në forma të rregullta do të kompletojnë dhe zhvillojnë procesin”, ka sqaruar z. Tërdeva. rtk