E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidink: Ndjehem i zhgënjyer nga padrejtësitë

Londër - Trajneri i Çelsit, Gus Hidink, është shumë i zhgënjyer nga gjyqtari norvegjez Ovrebo, duke i dalë në krah lojtarëve të tij. Skuadrës londineze iu mohuan disa penallti nga kryesori, gjë që solli reagimin e ashpër të anglezëve, të cilët e kontestuan gjatë norvegjezin edhe pas përfundimit të ndeshjes.

Trajneri Hidink shprehu zhgënjimin për mikrofonat e “Sky Sports”, duke deklaruar: “Duke parë reagimin e lojtarëve nuk mund të them se çfarë ndjej, por kjo është një padrejtësi e madhe”.

Trajneri holandez i Çelsit përmend prekjen me dorë brenda zonës në sekondat e fundit të takimit, tërheqjet ndaj Maludasë dhe Drogbasë, që sipas tij dhe pamjeve të qarta vizive, ishin penallti të padiskutueshme.

Me këto, Çelsi humbi rastin të hakmerrej ndaj Mançesterit për finalen e humbur vitin e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›