E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çekia pritet të ratifikojë Traktatin e Lisbonës

Pragë - Çekia pritet të ratifikojë sot në parlament “Traktatin e Lisbonës”. Republika Çeke është shteti i vetëm në bllokun e BE-së që nuk e ka kaluar akoma në parlament këtë traktat. Ndërsa, Irlanda nuk e miratoi traktatin vitin e kaluar në referendumin popullor që zhvilloi, por votimi pritet të zhvillohet sërish këtë vit.

“Traktati i Lisbonës” nuk mund të hyjë në fuqi nëse nuk miratohet nga të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas sondazheve të fundit nga mediat çeke, traktati do të miratohet. Kujtojmë që Çekia mban presidencën e radhës së BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›