E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidrocentralet në lumin Vjosë do të jepen me koncesion

Ky vendim është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 9643 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar dhe të ligjit nr. 10025 “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
     
Në bazë të këtij vendimi, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të kryejë procedurat e prokurimit “Tender i hapur ndërkombëtar”, me objekt “Shërbim konsulence për projektin e kërkuar të ndërtimit me koncesion të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Vjosë”.
     
Fondi limit për kryerjen e këtij shërbimi, prej 13 000 000 lekësh, do të përballohet nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
     
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Financave.

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›