BB, 100 mln euro eksportuesve kroatë

Banka Botërore (BB) u tha një hua prej 100 milionë eurosh eksportuesve kroatë për t'i ndihmuar të kapërcejnë krizën në këtë vend kandidat për pranim në Bashkimin Evropian (BE).
Ky projekt " do të mbështesë përpjekjet që qeveria kroate do të bëjë për të siguruar fluksin e kredive për sektorët privatë strategjikë", me qëllim që t'u mundësojë veçanërisht ndërmarrjeve eksportuese të vazhdojnë të investojnë në bizneset e tyre dhe të ruajnë ose krijojnë kështu vende pune, thuhet në një komunikatë të BB-së. Projekti do të vihet në zbatim në bashkëpunim me Bankën kroate për rindërtim dhe zhvillim. "Përmes kësaj kredie që do të fusë likuiditete të reja në mënyrë që të jenë sa më aksesibël për eksportuesit (...) ne do ta ndihmojmë qeverinë kroate të stabilizojë ekonominë", deklaroi Theodore Ahlers, përgjegjës i BB-së për Kroacinë.
Eksportet që përbëjnë 20 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) kroat, kanë regjistruar një rënie me 17,5 për qind në gjashtë muajt e parë të vitit, sipas statistikave zyrtare.
Institucioni kishte njoftuar në tetor 2008 se mendonte të angazhonte deri në 1,3 miliardë euro në Kroaci, për periudhën 2009 - 2012, për të mbështetur reformat që ky vend duhet të ndërmarrë me qëllim pranim në BE, normalisht deri në 2011-n.