Nuk ndryshon norma e interesit në zonën euro

Niveli i normës bazë të interesit në zonën euro mbetet në përshtatje me situatën ekonomike, deklaroi sot Jean-Claude Trichet, presidenti i Bankës Qendrore Europiane, e cila vendosi të mbajë të pandryshuar normën e saj bazë në nivelin historik prej 1 për qind. Gjatë një konference shtypi në Frankfurt, në perëndim të Gjermanisë ku ndodhet selia e institutit, presidenti francez i Bankës theksoi gjithashtu se "shpejtësia e tkurrjes së ekonomisë" po ngadalësohet dukshëm, edhe pse ajo vazhdon të mbështetet në një konjukturë ende të dobët në muajt e ardhshëm.
Ai vazhdon shpresojë për rimëkëmbjen e vlerave tremujore të rritjes vitin e ardhshëm, por ndryshe nga muajt e mëparshëm, ai nuk përmendi afate. Më parë ai ka përmendur mesin e vitit 2010.
Lidhur me rënien prej 0,6 për qind të çmimit të konsumit në korrik, ai u shpreh se ajo ishte e "e parakohshme" dhe lidhej kryesisht me një efekt bazë pas rritjes së çmimeve të lëndëve të para në verën e vitit 2008. Ulja e çmimeve është "e përkohshme", theksoi ai, ndërkohë që shqetësimi për një deflacion është shfaqur përsëri kohët e fundit.