Hidrocentrali i Skavicës, KESH variant të ri

Hidrocentrali i Skavicës i fundit mbi lumin Drin mund të jetë me një digë shumë më të ulët se ajo që është menduar deri më tani. Ky variant i ri i propozuar nga KESH ka qenë njëri nga tre propozimet që janë diskutuar në ministrinë e ekonomisë mes ministrit Dritan Prifti dhe drejtuesve të sektorit energjetik në vend.
"Kemi eksperiencat e para viteve '90, të instituteve të projektimeve dhe të studimeve që kanë variantet e tyre, kemi dhe variantet që kanë ardhur më pas nga nje kosorcium italian, për të diskutuar kush mund të jetë varianti më i përshtatshëm që ne ti propozojmë qeverisë. Qeveria të nxjerr variantin dhe ne më pas të nisim projektin inxhinierik, e zbatimit, zgjedhjen e supervizorit, deri ne sigurimin e financimit", tha Dritan Prifti ministër i ekonomisë dhe energjetikës
Varianti i KESH e ul digën e Skavicës me rreth 60 metra dhe shton edhe një hidrocentral tjetër në fshatin Katund i Ri në Dibër. Ky variant përgjysmon prodhimin energjisë por ul edhe sasinë e tokave që përmbyten. Për ndërtimin e tyre parashihet një kosto rreth 315 milion euro. Dy variantet e mëparshme parashikonin dyfishin e prodhimit, kostos së ndërtimit dhe përmytjeve. Me këto dy variante Skavica bënte rregullim disavjecar të kaskadës, mundësi që bie me projektin e ri.
Adi Darsi < I mëparshmi