PD,Bumçi: Katër variante për zgjidhjen e ngërçit
Maxhoranca e ka gati paketën me 4 zgjidhjet që i ofron opozitës për të dalë nga situate e rënduar politike. Aldo Bumci, deputeti i maxhorancës në një javë grevë urie të socialistëve thotë se PS mund të zgjedhë një ndër katër opsionet ose tërë paketën.
"Oferta jonë është një paketë që përmban katër elementë. Ngritjen e komisionit hetimor që të fillojë punë dhe të hetojë për të gjetur cështje për të cilat ne biem dakord. Një ekip me 100 prokurorë që ti përkushtohet cështjes së zgjedhjeve, dhe të zgjidhe cdo dyshim, cdo indicie, pavarësisht se PS nuk ka ofruar, të hetohet nga ky ekip që nuk ka kufizim në mandatin e tij, mund të hapë cdo kuti. PS të hartojë të gjitha rekomandimet për përmirësimin e Kodit zgjedhor dhe elementi i katërt, për cështje që nuk bihet dakord si cdo qytetar tjetër, kur ka konflikt me partnerin e tij biznes, shkon në gjykatë dhe i zgjidh në mënyrë të qytetëruar", thotë Aldo Bumci.
Për Bumcin kjo paket është mënyra që PS të dalë me dinjitet nga situate ku është futur. "Kjo paketë me këto katër oferta, i jep zgjidhje krizës dhe askush nuk del me kokën ulur. Nuk është qëllimi ynë që të tregojmë forcë që dikush të dalë i turpërua. Jo", vijoi Bumci.
Elona Gjylmi < I mëparshmi