Kosove kush e shkaktoi krizen
Te enjten ne PDK thane se fajtoret e krizes jane ne seline e LDK-se.Por te premten kreu i LDK-se Fatmir Sejdiu i eshte kunderpergjigjur PDK-se duke thene se eshte pikerisht kjo parti qe bart peshen e fajit.
Ka patur qendrim te shprehur jo parimor ne seancen per privatizimin e PTK-se tha Sejdiu.
Ne anen tjeter LDK ritheksoi qendrimin se mbeshtet 13 shkurtin e 2011-es per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme. Por nuk e perjashtojne as mundesine e perkrahjes se zgjidhjeve tjera kushtetuese.
Do te shohim me zhvillimin e metejshem se cfare do te ndodhe por cdo gje duhet te behet ne kushtetuten e vendit tha Sejdiu.
Sidoqofte kriza institucionale ka bere qe te ngrihen dilemat ne Kosove nese duhet te pritet e diela e dyte e shkurtit te ardhshem per te votuar apo te shkohet me zgjedhje te jashtezakonshme brenda 2010-es.