E Shtunë, 31 Tetor 2026

Higjena e gojës,sa kujdesen shqiptarët?

Është shumë e rëndësishme të dukesh bukur, jo vetëm për kënaqësinë që të jep fakti, por edhe vlerësimi në sytë e të tjerëve. Në këtë pikë, shqiptarët nuk i kursejnë vehes as rrobat e bukura dhe as aksesorët e kushtueshëm. Megjithatë, estetika vjen nga detaje edhe më të imtësishëm, siç është mirëqënia e dhëmbëve, një kudjes i cili për shumë njerëz nuk duket të ketë shumë rëndësi. Shumica e njerëzve pranojnë majde se tek dentisti mund të shkohet vetëm atëherë kur ke dhimbje.
Në Ditën Botërore të Higjenës së Gojës, Shoqata Shqiptare e Stomatologjisë, deklaron se ky aspekt në vendin tonë le shumë për të dëshiruar.
Infeksionet e dhëmbëve, vlerësohet se janë shkaktari i një sërë sëmundjesh në organizmin e njeriut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›