E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosregjistrimi sjell humbjen e vitit akademik

12/09/2009  Procedura e regjistrimit të fituesve, afatet e pranimit dhe dokumentet që duhen dorëzuar

Lista e kuotave të pranimit për universitetin e Korçës, Durrësit, Elbasanit dhe Shkodrës

Nis sot zyrtarisht procedura e regjistrimit të kandidatëve të shpallur fitues në universitete për fazën e parë të përzgjedhjes. Bazuar në udhëzimin zyrtar të dërguar pranë institucioneve të arsimit të lartë publik, në të gjithë vendin theksohet se sekretaritë e fakulteteve, duke filluar nga mëngjesi i ditës së sotme, duhet të nisin regjistrimin e fituesve të fazës së parë për vitin akademik 2009-2010. Kandidatët duhet të tregohen të kujdesshëm duke u regjistruar në afatet e përcaktuara, në të kundërt rrezikojnë humbjen e vitit akademik. “Kandidatët që nuk bëjnë regjistrimin paraprak brenda datave të përcaktuara në këtë udhëzim, për çfarëdo arsye, nuk do të përfshihen në listën përfundimtare të fituesve dhe do të humbasin të drejtën për të vazhduar studimet e larta për këtë vit”, - pohohet nga specialistët e Ministrisë së Arsimit. Që prej ditës së djeshme listat e kandidatëve fitues janë të afishuara pranë fakulteteve përkatëse dhe drejtorive e zyrave arsimore në çdo rreth. Gjithashtu çdo kandidat mund të verifikojë nëse është fitues në një universitet apo jo, duke vizituar faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe listën e pikëve të fituesit të fundit në çdo fakultet. “Kandidatët fitues pa humbur kohë të bëjnë regjistrimin e tyre paraprak në programin e studimit ku janë shpallur paraprakisht fitues pranë sekretarive mësimore të fakulteteve në datat 12, 13, 14, 15, 16, 17 dhe 18 shtator 2009 prej orës 8:00 deri në orën 18:00.” Gjithashtu çdo kandidat mund të verifikojë nëse është fitues në një universitet apo jo duke vizituar faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe listën e pikëve të fituesit të fundit në çdo fakultet. Për regjistrimin paraprak kandidati duhet të paraqitet pranë sekretarive mësimore dhe të dorëzojë një dosje individuale me dokumentet origjinale të mëposhtme: “...dëftesë pjekurie origjinale, në mungesë të saj një listë notash me fotografi, e nënshkruar nga drejtori i shkollës dhe nga drejtori i drejtorisë arsimore rajonale përkatëse; dokument identifikimi (letërnjoftimi, ID ose pasaportë) dhe fotokopje të tij (në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit); 2 fotografi, mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë (nr. i llogarisë ku do të derdhet tarifa duhet të kërkohet në fakultetin përkatës).” Më poshtë do të gjeni të publikuara listën zyrtare të kuotave të pranimit për Universitetin e Korçës, Durrësit, Elbasanit e Shkodrës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›