E Shtunë, 31 Tetor 2026

Higjena ndeshkime per inspektoret e shendetesise

Ministri i Shendetsise Petrit Vasili ju ka bere apel te gjithe inspektoreve te shendetit publik qe te vjelin gjobat ndaj subjekteve qe nuk zbatojne kushtet higjeno sanitare por edhe ti ndeshkojne ato ne rast shkeljes. Sipas kreut te shendetsise nese nuk do te zbatohen keto kerkesa do te merren masa administrative ndaj punonjesve te shendetsise deri ne nivel ministrie.

Plan te vecante ne menyre qe ndjekja te mos jete si ndjekje rutine por te jete nje ndjekje intensive dhe e shoqeruar ne te gjitha rastet me masa administrative te drejt per drejta dhe konkrete. Papajtueshmeria jone do te jete e plote kudo ku ne do konstatojme nje shkleje e cila nuk korrigjohet masat administrative do te jene te rrepta dhe te prera. Interesi i vogel per nje gje te parendesishme prish nje interes te pergjithshem dhe krijon nje shqetesim te madh publik dhe krijon nje imazh jo te vertete te nje vendi qe zhvillohet dhe ecen perpara tha Petrit Vasili minister i Shendetesise.

Ministri Vasili u shpreh se nje problem tjeter eshte dhe pajisja e subjekteve bizneseve me libreze shendeti. Sipas tij eshte e patolerueshme qe ato ushtrojne aktivitetet pa e patur ate. Keto deklarata ai i beri gjate nje mbledhje me drejtoret e shendetit publik nga rrethet si dhe me specialiste te institutit te Shendetit Publik ne Tirane.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›