E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla Te hetohet pasuria e Ilir Metes

Partia Socialiste vazhdoi sot kerkesat e saj per tranparencen e pasurise se zv. kryeministrit Ilir Meta. Sekretari i grupit parlamentar te Partise Socialiste i kerkoi Ministrise se Drejtesise te zbardhe kontratat noteriale sipas te cilave Ilir Metes i jane shitur apo dhuruar vila ne gjirin e Lalsit dhe apartamenti ne Tirane dhe Ministrise se Financave te vertetoje nese Meta ka paguar tatimet per blerjen apo dhurimin e ketyre dy pronave.

I kerkojme sot Ministrit te Drejtesise te zbardhe kontratat noteriale te shitblerjes se apartamentit me vlere 1.2 milione euro ne bllok si dhe per vilen prej 500 000 euro ne Gjirin e Lalzit. I kerkojme Ministrit te Financave te zbardhe nese shtetasi Ilir Rexhep Meta ka paguar tatimet ne blerjen apo perfitimin permes dhurates se ketyre dy pronave. Ndersa Ilir Metes i themi se keto dy prona prej rreth 1.7 milion eurosh jane vetem maja e ajsbergut e pasurive te tij te padeklaruara pasuri ne te cilat perfshihen edhe nje rrjet dyqanesh e lokalesh perseri ne bllok dhe ne pjese te tjera te Tiranes per te cilat do te japim detaje ne ditet ne vijim tha Balla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›