E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlament debat per buxhetin 2011

Diskutime ne parlament per buxhetin e vitit 2011. Ministri i Finacave Ridvan Bode u perball me akuza te deputeteve socialiste per rritjen e borxhit publik ndersa tha se pretendimet e opozites jane te pabaza.

Eumlshte dominuar evazioni dhe korrupsioni te pakten me 60 me shume nga koha e qeverisjes suaj. Kostoja e borxhit perfshi edhe vitin 2010 eshte vetem 2.87 leke per cdo 100 leke prodhim te brendshem bruto tha ministri i Financave Ridvan Bode.

Ne qoftese ti fle gjume dhe nuk lexon qe ka 10 dite perpara qe ka dale raporti me serioz qe studion 183 vende te botes se si paguhen taksat dhe te ka klasifikuar ty bashke me mua dhe vendin tend te 146 ne bote ky nuk eshte problemi im. Ne qofte se treguesit e Fondit Monetar Nderkombetar tregojne se i ke perkeqesuar treguesit e borxhit dhe te kostos ky nuk eshte problemi im tha deputeti socialist Arben Malaj.

Nuk kemi ardhur ketu te merremi me as sa i kushtojne pantallonat as sa i kushton jeleku as sa i kushton kostumi X-it apo Y-it. Skenderbeu ka qene kapedan. Ti je kryetar partie. Skenderbeu ka qene kalores i Krishtit ti je nje kalores qe nuk do te zbresesh kurre nga kali. Ka nje paralele me ty. Ka qene shume i dhene pas mbjelljes pas bimes se ullirit tha deputeti socialist Pandeli Majko.

E vetmja pune publike e permendur ne mjediset edhe te politikes ne Shqiperi qe eshte realisht pa projekt eshte tuneli i Otrantos. Nuk kemi projekt per tunelin e Otrantos dhe per fat te mire ate koqe ulliri nuk e ka ngrene njeri deri me thote tha ministri i Transporteve Sokol Oldashi.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›