Higjena, rrezikojnë çeljen disa shkolla

Disa shkolla në kryeqytet rrezikojnë çeljen e dyerve për nxënësit, për shkak të mos-përmbushjes së kushteve higjeno- sanitare. Tashmë që edhe Shqipëria është në pragun e pandemisë së gripit të derrave, autoritetet kanë shtuar kontrollet dhe masat për këtë standart, i cili shihet si një ndër kushtet për të parandaluar përhapjen e virusit. DSHP , është duke inspektuar të gjitha institucionet e edukimit në Tiranë dhe bën të ditur se mbylljen për këtë vit e rrezikon shkolla 9- vjeçare në Laprakë "Ahmet Gashi", ndërsa për disa shkolla të tjera që nuk përmbushin të gjitha standartet do të merret vendimi në vijimsi.
DSHP insiston që çdo shkollë të ketë domosdoshmërisht ujë mundësisht në çdo kohë, ndërkohë qe me fillimvitin e ri mësimor, nxënësit dhe mjediset do të pajisen me fletpalosje dhe postera informues mbi gripin e derrit.
Edhe pse parashikohet që fillimi i shkollave mund të ndikojë në shtimin e rasteve me grip derrash në Shqipëri, autoritetet shëndetësore dhe ato të arsimit nuk kanë vendosur shtyrjen e datës.