Barrot: BE, të hapë dyert për emigrantët e vendeve në zhvillim
Nënpresidenti i Komisionit Europian, Zhak Barrot po u bën thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Europian që të hapin dyert për më shumë refugjatë nga vendet në zhvillim, pavarësisht nga ndjenjat kundër emigrantëve si pasojë e krizës ekonomike globale. Barrot, njëkohësisht përgjegës për çështje të drejtësisë, lirisë dhe sigurimit, tha të mërkurën se Bashkimi Euopian duhet të bëhet shembull i humanizmit dhe të qëndrojë përkrah vendeve që strehojnë një numër të madh refugjatësh. Shumë njerëz nga vendet në zhvillim në Azi e Afrikë ikin për t'i shpëtuar varfërisë dhe luftrave. Barrot thotë se për shumë prej tyre, kthimi në atdhe nuk është alternativë. Ai tha se rivendosja e tyre në vende të treta është e vetmja zgjidhje.
Një project-plan i Bashkimit Europian për rivendosjen e refugjatëve do të shtonte bashkëpunimin mes 27 vendeve anëtare të BE-së për caktimin e numrit të refugjatëve që do të pranoheshin cdo vit dhe nga cilët vende. Deri tani, vetëm 10 vende anëtare të BE-së kanë plane për risistemimin e refugjatëve