E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yaya Toure: Barçën e kisha në zemër

Dy herë lojtari më i mirë i Afrikës, Yaya Toure pohoi se Barcelonën e kishte në zemër dhe nuk e kishte menduar kurrë largimin para transferimit te Manchester City. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë në një intervistë për “Sport” tha se objektivi i tij ishte ta mbyllte karrierën te kalatanasit por mungesa e hapësirave e detyroi të largohej.

“Doja të qëndroja për shumë vjet dhe ta mbyllja karrierën atje. Dëshira ime ishte që të luaja më shumë dhe të mos qëndroja në stol. Largimi nga Barcelona ishte vendimi më i vështirë në jetën time, pasi e doja klubin dhe tifozët, por tani jam i lumtur. Te Manchester City ndihem pjesë e skuadrës dhe kjo është diçka e bukur”, tha 30-vjeçari./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›