E Shtunë, 31 Tetor 2026

Higuain:Dua ta mbyll karrierën tek Reali

Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain thotë se dëshiron ta mbyllë karrierën tek Realin e Madridin.
Higuain ka shkëlqyer me Realin këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Manuel Pellegrini dhe është golashënuesi më i mirë i ekipit.
"Do të ishte mirë ta përfundoj karrierën këtu. Real Madrid dhe qyteti është shtëpia ime e dytë. Do të ishte e shkëlqyeshme. Do të më pëlqente që fansat e Madridit të më mbajnë mend si një person i shkëlqyeshëm, i thjeshtë dhe shumë punëtor".
"Për vitin 2010 dëshiroj ta fitoj Ligën e Kampionëve me Madridin. Për më tepër, dua Kupën e Botës me Argjentinën", ka thënë Higuain

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›