Bogdani: “Gjykimi na penalizoi”

(ALBANIA SPORT) – Erjon Bogdani u bashkua me korin e zërave protestues ndaj gjyqtarëve të takimit të humbur me Interin, ku sipas drejtuesve të Kievos, arbitri nuk dha një pënallti pas një faulli të qartë të mbrojtësit zikaltër Kuarezma, ky i fundit preku topin me dorë brenda zonës. Trajneri i Kievos, Di Karlo, u shpreh: “Luajtëm mirë gjatë gjithë takimit, por rëndon jo pak episodi i penalltisë, jo më shumë ai pjesës së par, por ai në fund të pjesës së dytë, të gjithë e panë ndërhyrjen e Kuarezmës. E meritonim në fushë të paktën barazimin”. Në të njëjtën linjë ishte dhe sulmuesi shqiptar: “E panë të gjithë: Kievo u penalizua, dhe kjo të bën të ndihesh keq, pasi skuadra luftoi dhe ishte gjithmonë në garë. Vendosëm shpirtin në fushë dhe e meritonim sigurisht të merrnim diçka më shumë”.