Hilari Klinton, lobon për pavarësinë e Kosovës
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton është përfshirë direkt në lobingun e autoriteteve kosovare për njohjen e pavarësisë.
Kështu shkruajnë mediat serbe, sipas të cilave Klinton dërgon zyrtarë të DASH që të shoqërojnë autoritetet kosovare kur bëjnë vizita në vendet që nuk e kanë njohur ende pavarësinë.
Sipas burimeve, aktualisht Klinton po punon që vendet të mos votojnë pro rezolutës serbe në OKB, për rifillimin e negociatave për statusin. Burimet shtojnë më tej se vetëm pak ditë më parë, Klinton u ka telefonuar kryeministrave të shteteve Antigua dhe Barbude, në ishujt e Karaibeve, duke u kërkuar që të shqyrtojnë njohjen e Kosovës.