E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran, mbi 27 të vdekur nga një atentat i dy-fishtë

"Dy shpërthimet që ndodhën përballë një xhamie shkaktuan 22 të vdekur dhe 160 të plagosur'', deklaroi Ali Mohammad Azad, guvernatori i përgjithshëm i provincës Sistan-Baluçistan për televizionin shtetëror iranian.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi ekstremist sunit ''Joundallah'' , sipas njoftimit të nxjerrë në faqen në internet te grupit.

Atentati i dyfishtë kamikaz ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë xhamisë Jamia në Zahedan, ndërkohë që shumë besimtarë ishin mbledhur për të përkujtuar imam Huseinin, nipin e profetit Muhamet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›