Kancelarja Angela Merkel vizitë zyrtare në Kinë
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Kinën të premten dhe të shtunën. Marrëdhëniet ekonomike do të jenë tema qendrore.
Nëse gjatë kësaj vizite të kancelares do të ketë lidhje kontratash të rëndësishme si në të kaluarën, nuk është e qartë. Por vizita ka para së gjithash një rëndësi simbolike. Kjo nënvizohet nga fakti që kancelarja do të takohet madje dy herë me kryeministrin Wen Jiabao. Jo vetëm në Pekin, por edhe në ditën e dytë të vizitës në Xi'an. Kryeministri kinez do ta shoqërojë kancelaren Merkel ndër të tjera në vizitën e armatës prej balte me famë botërore. Kancelarja gjermane do të shoqërohet nga një delegacion përfaqësuesish të lartë nga ekonomia.