Hilari Klinton nuk do të jetë shefja e re e Bankës Botërore

Zyrtarë të lartë të administratës amerikane kanë hedhur poshtë supozimet se sekretarja e shtetit Hillari Klinton ka zhvilluar bisedime për të udhëhequr Bankën Botërore.
Këshilltari i afërt i Klintonit, Filip Reines tha se kjo nuk është e vërtetë ndërsa ka shtuar se sekretarja amerikane e shtetit nuk ka biseduar me presidentin se dëshiron të udhëheqë Bankën Botërore.
Zyrtarët amerikanë i referoheshin një raporti të agjencisë Reuters, në të cilin thuhej se Klinton ishte në bisedime me Shtëpinë e Bardhë për të lënë postin vitin e ardhshëm në mënyrë që të udhëheqë Bankën Botërore, duke zëvendësuar kështu Robert Zollikun, të cilit i përfundon mandati në mesin e vitit 2012.
Klintoni disa herë ka thënë dhe publikisht se do të japë dorëheqjen si sekretare të shtetit në fund të mandatit të kësaj administrate.