Alec Baldwin, kryebashkiaku i ri i New York-ut
Pas Shwarzeneggerit, Alec Baldwin mund të jetë aktori hollivudiane që tenton post të rëndësishëm në politike pasi ai mund të jetë kryebashkiaku i ri i New York-ut.Kështu ka njoftuar 'Huffington Post" por edhe vetë zëdhënësi i aktorit, Matthew Hiltzik.
Në këtë mënyrë ai do të zëvendësonte miliarderin Michael Bloomberg. Pas dështimit si pasojë e një skandali seksual, të kandidatit kryesor të këtij posti Anthony Weiner, rruga tani mbetet e hapur për aktorin hollivudian.
Alec Baldwin njihet si mbështetës i zjarrtë i Barack Obamës, dhe asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për tu angazhuar në politikë.
Pas Arnold Shwarzenegger, Baldwin mund të jetë një tjetër aktor i cili mund të marrë një karrige të lartë në politikën amerikane.