Vazhdon samiti BE-Rusi

Liderët rusë dhe të Bashkimit Evropian po zhvillojnë bisedime sot mbi ndalesën e perimeve evropiane nga Rusia, projektet e energjisë dhe perspektivën e udhëtimit pa viza.
Presidenti rus Dimitri Medvedev ka pritur preisdentin e BE-së, Herman Van Rompej, presidentin e Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso, shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Ketrin Eshton dhe komisionerin e Tregtisë Karel De Guht në qytetin rus, Nizhny Novgorod.
Bashkimi Evropian e ka quajtur ndalesën e Rusisë ndaj importit të perimeve evropiane si të “tepruar”.
Ndërkaq Rusia ka thënë se do ta zhbllokojë importin e perimeve, nëse Bashkimi Evropian përcakton shkakun e shpërthimit bakterial E.Coli, që la të vdekur rreth 30 persona në Evropë.