E Martë, 3 Nëntor 2026

Hill: Do të doja që Serbia të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur, por problemi është më kompleks

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Sigurisë së Beogradit (BSC), u shpreh se, “do të doja që Serbia të kuptojë dhe të njohë se Kosova është shtet i pavarur, por problemi është më kompleks se kaq”.

Sipas rrjetit televiziv N1, Ambasadori ka theksuar se, “është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptohet se çfarë ndodhi më 24 shtator gjatë sulmit të armatosur nga serbët në Banjskë të Kosovës.

“Si gjëja e parë drejt zgjidhjes së problemit është të kërkohen me të vërtetë përgjegjësit për atë që ndodhi, në mënyrë që të mos ndodhë më. Hapi i dytë do të ishte qetësimi i situatës në veri të Kosovës dhe më pas gjetja e zgjidhjes politike”, tha ambasadori në panelin pwr Ballkanin Perëndimor në Rendin Global.

 “Është e rëndësishme që SHBA dhe BE të përpiqen bashkërisht të zgjidhin problemet e Ballkanit Perëndimor. Kosova është ende një problem shumë i vështirë për një arsye. Sepse njerëzit thonë se Serbia thjesht duhet të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur, ta kapërcejë atë dhe të vazhdojë përpara”, mësohet të ketë thene Ambasadori Hill.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›