Plazh edhe në tetor/ Pushuesit shfrytëzojnë ditët e ngrohta për t’iu drejtuar bregdetit

Bregdeti i Velipojës po frekuentohet për plazh edhe gjatë kësaj periudhe. Pushuesit të ardhur kryesisht nga Kosova po shijojnë një verë të dytë, të cilët duket se i janë rikthyer plazheve edhe gjatë ditëve të javës.
Disa prej frekuentuesve të plazhit të Velipojës vlerësojnë qetësinë, pastërtinë e rërës dhe ujit .
Por, ka edhe nga ata pushues që pushimet në këtë periudhë të viti i kishin planifikuar për të shmangur mbipopullimin që bregdeti i Velipojës ka gjatë sezonit
“E shfrytëzuam rastin se dhe koha është shumë e mirë. Uji është i ngrohtë. Është shumë qetë, pasi kanë ikur dhe turistët. Po na pëlqen shumë dhe po kalojmë shumë mirë”, shprehen turistët.
Temperatura të tilla do të mbizotërojnë edhe gjatë kësaj jave, duke ftuar akoma më shumë pushues në bregdet.
Gazetar: L.Kadija
/rtsh.al/