Hillari Klinton i kerkon Sllovakise te rishikoje qendrimin e saj lidhur me pavaresine e Kosoves
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton ka deklaruar se Serbia dhe Kosova kane rastin qe nen ndermjetesimin e BE-se te hapin dialogun ne menyre qe te fillojne te zgjidhin problemet praktike qe ekzistojne ndermjet tyre. Ne nje konference per media pas takimit me shefin e diplomacise sllovake Mikulas Dzurinda dje ne Eumlashington Clinton ka perseritur se SHBA-te konsiderojne se Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ka vendosur per ceshtjen e pavaresise se Kosoves. Uashingtoni gjithsesi do te deshironte qe pas ketij vendimi sa me shume vende te pranojne Kosoven. Por e dime gjithashtu se eshte e rendesishme qe te vazhdohet qe te punohet ne menyre qe te tejkalohen ndarjet historike dhe qe te kemi nje rajon te qete dhe stabil dhe qe shkon drejt Evropes ka thene Clinton. Ne konferencen e perbashket incizimi i se ciles eshte vendosur ne ueb sajtin e Departamentit te Shtetit Clinton dhe Dzurinda jane dakorduar per mbeshtetjen e integrimeve euroatlantike te Ballkanit Perendimor por jo edhe sa i perket Kosoves. Ministri Dzurinda i pyetur nga gazetaret ka thene se Eumlashingtoni nuk ka bere presion per te pranuar pavaresine e Kosoves. Nuk eshte synimi per te njohur Kosoven por synimi eshte qe te ndihmohet ose lehtesohet qe te vendosen raportet Beograd-Prishtine te cilat do te jene te mira dhe stabile ka thene Dzurinda. Sipas tij Sllovakia e cila ende nuk e ka njohur Kosoven mund te ndihmoje shume ne kete drejtim. Sllovakia eshte njera nga pese vendet anetare te BE-se qe vazhdon te hezitoje ta pranoje realitetin e ri te krijuar ne Kosove.
...