E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillari Klinton uron shqiptaret per 28 Nentorin

/ /

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton uroi dje shqiptaret per Festen e Pavaresise me 28 Nentor. Ne nje mesazh te gjate urimi Klinton veren marredheniet historike mes dy vendeve. Ne emer te Presidentit Obama dhe popullit te Shteteve te Bashkuara pergezoj popullin e Shqiperise teksa festoni Diten e Pavaresise me 28 Nentor. Historia e miqesise dhe interesat e bashkendara midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara u cimentuan ne Konferencen e Paqes te Parisit ne vitin 1919 kur Presidenti Udrou Uillson mbeshteti me force pavaresine e Shqiperise. Qe nga ajo kohe Shqiperia ka bere shume kontribute me vlere per te promovuar paqen dhe sigurine ne Ballkanin Perendimor. Si nje partnere e NATO-s dhe si keshilltare per vende te tjera te Ballkanit qe aspirojne te hyjne ne NATO Shqiperia luan nje rol kyc dhe proaktiv ne cuarjen perpara te integrimit dhe stabilitetit rajonal. Shtetet e Bashkuara gjithashtu nderojne perkushtimin e Shqiperise ndaj misionit te ISAF ne Afganistan dhe angazhimin e saj per te mbrojtur paqen kudo ne bote. Mbeshtetja jone per hyrjen e Shqiperise ne Bashkimin Europian mbetet e palekundur. Liberalizimi i vizave nga BE-ja per Shqiperine kohet e fundit eshte nje tregues i forte i perparimit qe vendi juaj vazhdon te beje drejt anetaresimit te plote ne bashkesine euro-atlantike. I uroj te gjithe popullit te Shqiperise nje festim te sigurt dhe te gezuar te Dites se Pavaresise thuhet ne mesazhin e plote te Klinton.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›