E Diel, 1 Nëntor 2026

Plus zyrtarisht ne treg Berisha Investim i trevave shqiptare

Operatori i katert i telefonise celulare Plus inauguroi dje Qendren e Pare Teknologjike e cila zyrtarisht e nxjerr ate ne treg. Ne ceremonine e organizuar moren pjese Kryeministri Sali Berisha ministri i Financave Ridvan Bode dhe ai per Teknologjine dhe Inovacionin Genc Pollo. Ne fjalen e tij gjate ceremonise kreu i qeverise vleresoi faktin e ketij investimi plotesisht shqiptar me investitore nga Shqiperia dhe Kosova. Per Shqiperine per kompanine kjo eshte nje date e shenuar. Inaugurimi i sotem i kesaj kompanie te perbashket midis investitoreve shqiptare te Tiranes dhe Prishtines shenon nje ngjarje shume te rendesishme nje dallendyshe te integrimeve te pandalshme ndershqiptare rajonale dhe evropiane tha Berisha. Ai beri nje permbledhje te te gjitha zhvillimeve tek-nologjike dhe te sektorit te telefonise celulare ne vend duke e vene theksin mbi evolucionin qe ka ndodhur ne pak vite. Sot ne qendrojme 14 me lart ne penetrimin e telefonise mobile krahasuar me mesataren evropiane. Vendi ka 4.4 milione perdorues. Ka nje rritje marramendese ka nje rritje te papermbajtur. Une dua tju rrefej juve dicka personale tha kreu i Ekzekutivit. Gjate fjales se tij ai e cilesoi inaugurimin e Qendres Teknol-ogjike te operatorit te katert si nje arritje te madhe ne njerin prej tregjeve qe eshte shnderruar sot ne nje nevoje jetike. Ne fund te fjalimit te tij kreu i qeverise preu edhe shiritin e inaugurimit te investimit.
Kompania Plus
Operatori i katert i telefonise celulare ne vend Plus eshte identifikuar si nje kompani teresisht shqiptare. Aksionaret e saj i perkasin Shqiperise dhe Kosoves. Deri me tani vlera e ketij investimi kap shifren 63 milione euro nderkohe qe planet afatgjata kapin nje shifer prej 100 milione euro investime. Kane qene pikerisht keto detaje ku ne fakt u perqendrua edhe pershendetja e drejtuesve te kesaj kompanie dje gjate ceremonise se inaugurimit. Nje nga vlerat me te rendesishme te Plus lidhet me te qenet kompani teresisht shqiptare qe per ne perkthehet ne me shume investime me shume vende pune direkte dhe indirekte ri-investim kapitalesh ne Shqiperi dhe mbi te gjitha me shume vlere per biznesin dhe kombin shqiptar tha Petraq Shomo gjate fjales se tij ne statusin e kryetarit te bordit drejtues te Plus. Nga ana tjeter drejtori ekzekutiv i operatorit te katert Moni Buchnik u shpreh dje se Plus do te ofroje sherbimet me cilesore dhe me konkurruese per te qene afer qytetareve shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›