E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillary Clinton, kryediplomatja e një superfuqie

Me një zell të patreguar për punë dhe me një këmbëngulje të jashtëzakonshme, Hillary Clinton, shefja e diplomacisë amerikane e zgjedhur nga presidenti, Barack Obama e filloi aktivitetin e saj diplomatik me objektivin për të ndryshuar imazhin e Amerikës.

Kostumi me pantallona është ''uniforma'' e Hillary Klintonit, 65 vjeçe, e cila ka këmbyer prej disa vitesh syzet me lentet e kontaktit që nxjerrin në pah shikimin e saj blu, shkreptitës dhe ndonjëherë vrasës.

U bë pjesë e politikës me kundërshtimin e luftës në Vietnam.
Në vitin 1993 hyri në Shtëpinë e Bardhë përkrah bashkëshortit, Bill Clinton.

Në fillim të vitit 1999, brenga lidhur me skandalin seksual të sekretares, Monica Lewinsky merr fund.

Lëndimi dhe poshtërimi, ''e shenjta Hillary'', siç e cilësojnë gazetat, vendos të falë Billin duke hequr dorë nga ndarja.

''Nuk do ta braktis kurrë, do të vazhdoj'', deklaroi atëherë ajo.
Ajo tregon gjithashtu se ''Bill Clinton dhe unë kemi filluar një bisedë në pranverën e vitit 1971 (...) , dhe nuk kemi ndalur së foluri që atëherë''.
Në vitin 2001, ajo bëhet senatore e Nju Jorkut, pas një fushate të tensionuar.

Senatorja Clinton do të votonte në favor të luftës në Irak në vitin 2002.
E lindur më 26 tetor 1947 në Çikago, në veri të Ilinoisit, Hillary Rodham Clinton, ka edhe një vajzë, Chelsean, 32 vjeçe.

Admiruesit e saj lavdërojnë kompetencën dhe eksperiencën e kryediplomates.
Për kundërshtarët, emri i Hillaryt është sinonimi i ashpërsisë dhe cinizmit.
Në skenën ndërkombëtare, ajo përfiton imazh pozitiv nga bashkëshorti i saj.
"The Times'' e ka klasifikuar shpesh në listën e 100 personaliteteve më të njohura në botë.
"Është personi i duhur për këtë rol. Ajo është e aftë, ka eksperiencë dhe është e njohur'', ka thënë për të
ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana.
Ajo vazhdon të përballet me sfida kolosale.
Clinton trashëgoi dy luftëra, luftën e gjatë kundër terrorizmit botëror dhe tensionin e madh me Iranin për çështjen bërthamore. 

(BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›