“Çmendet” Parisi, 100 milionë euro për Ronaldon
PARIS - Parisi duket gjithnjë e më shumë kryeqyteti i Evropës në futboll. Kristiano Ronaldo dhe Zhoze Murinjo pritet të jenë blerjet e radhës të klubit francez, që do të krijonte kështu një ekip ëndrrash, ndërsa do të shënonte një ndryshim epokal te Reali i Madridit, që prej kohësh po has vështirësi për rinovimin e kontratës me yllin portugez.
Lajmi është nga ata të bujshmit, teksa oferta e klubit parizien shkon në 100 milionë euro. Rreth një muaj më parë, pas një ndeshjeje me Granadan, Kristiano Ronaldo deklaroi se nuk ndjehej mirë në Madrid. Zhurma e madhe e krijuar dhe hipotezat e ngritura u lanë disi në harresë, ndërkohë që portugezi vazhdon të shënojë me një ritëm të shfrenuar. Veçse, ai nuk e kapërdin dot faktin që merr 10 milionë euro në sezon, 5 më pak se rivali i tij te Barcelona, Lionel Mesi. Shkurt, duket një çështje krenarie.
Florentino Perez ka provuar të gjejë një zgjidhje, duke i ofruar 14 milionë euro në sezon, por Ronaldo kërkon 18, një shifër e frikshme për çdo klub. Në kushte të tilla, prokuratori i Kristianos, Horge Mendes, që është njëkohësisht edhe i Murinjos, ka nisur nmegociatat në mënyrë të fshehtë. Për Parisin dhe sheikun Al Thani, 18 milionët nuk janë aspak një problem, ashtu si 100 milionët për t’i paguar Realit.
Investimi, bashkë me Murinjon, mund të kapë shifrën e 300 milionë eurove. Por, PSG kërkon të jetë shpejt në majën e Evropës, duke mos pyetur shumë për shpenzimet. Nëse ikën Ronaldo, Reali do të marrë me siguri Radamel Falkaon, por edhe në këtë rast, Horge Mendez ka nisur të rrisë çmimin e kolumbianit në 70 milionë.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)