E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Himara", Balli Kombëtar:Mos politizohet

Partia e Ballit Kombëtar Demokrat ka reaguar për aksidentin e ndodhur katër ditë më parë në Himarë ku humbi jetën Aristotel Guma. Kjo parti kërkon që çështja të mos politizohet sepse ajo është një ngjarje e dhimbshme. Nga ana tjetër Partia e Ballit Kombëtar Demokrat , thekson se aksidenti i Himarës duhet të trajtohet si aksidentet e tjera te ndodhura në vend dhe jo t'i kushtohet një vëmendje më e veçantë.

Sipas Ballit Kombëtar Demokrat, drejtuesit lokalë të komunave dhe bashkive në bregdet kanë përgjegjësi për zhvillimin normal të sezonit turistik dhe drejtuesit lokal qe hapin panik duke dëmtuar turizmin , sipas kësaj partie duhet të trajtohen si cënues të interesave kombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›