E Diel, 1 Nëntor 2026

"Himara",jepet masa ndaj të ndaluarve


Gjykata e Vlorës dha masën burg pa afat për shtetasin Ilir Muka, i akuzuar si autori kryesor i aksidentit të tri ditëve më parë në Himarë, ku mbeti i vdekur shtetasi Aristotel Guma.
Veç masës së sigurisë për të riun Muka, Gjykata e Vlorës dha masën edhe për 6 të rinjtë e tjerë të ndaluar, të dyshuar për përfshirje në aksident.
Ndaj shtetasit Andi Salataj u dha masa arrest me burg.
Gjykata ka vendosur 20 ditë burg për Alekandër Gjikën, Bledar Meminajn dhe Andi Kotorrin.
Ndaj Juixhin Mustafajt është vendosur 15 ditë burg. Gjykata vendosi që Jon Bushi dhe Fatjon Jahaj të vënë 1 milionë lekë garanci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›