E Shtunë, 31 Tetor 2026

Himara kreu i Mega kerkon voten e emigranteve per zgjedhjet e 8 Majit

Kandidati i partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen - MEGA për bashkinë e Himarës, Dhimitër Llazari, është takuar me banorë të zonës që kanë emigruar në Greqi. Takimi i organizuar në Athinë ka qenë një shans edhe për kryetarin e partisë Mega, Kristaq Kiço që të prezantojë forcën e re politike, e cila sipas tij është si krijuar si rezultat i kundërshtimit së lidershipit të organizatës Omonia për t’u reformuar e për t’u shndërruar në një organizatë me të vërtetë demokratike.

“Por propozimet tona nuk u morën parasysh, dhe kjo bëri që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, minoriteti mori rezultatin më të ulët në gjithë historinë”, tha Kiço.

Duke prezantuar kandidatin për bashkinë e Himarës, kryetari i partisë Mega, tha Dhimitër Llazari është një kandidaturë mjaft e fuqishme dhe apeloi që, me gjithë situatën e rëndë ekonomike për shkak të krizës, emigrantët himariotë të shkojnë në vendlindje e të votojnë.
Dhimitër Llazari, që kandidon me logon “Të zhvillojmë Himarën tonë”, u ndal në çështjen e pronave, çka sipas tij do të zgjidhet brenda kuadrit ligjor dhe në bashkëpunim me instancat shtetërore e me qeverinë.

Për këtë qëllim, ai parashikon në program edhe krijimin e një komisioni të posaçëm, ku do të përfaqësohet çdo fshat i bashkisë.
Llazari ka shpalosur edhe vizionin e tij për zhvillimin e turizmit, nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës, pastërtinë e bregdetit dhe shtimin e gjelbërimit.

Ai është angazhuar për transparencë të plotë të veprimtarisë ekonomiko-financiare të bashkisë, uke ulur taksat e rritur të ardhurat.
Dhimitër Llazari, që në zgjedhjet e vitit 2007 kishte kandiduar nën siglën e partisë demokratike, ka shprehur bindjen se shumë anëtarë dhe simpatizantë të partisë në pushtet do ta votojnë edhe në këto zgjedhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›