E Enjte, 5 Nëntor 2026

Himarë, Policia u vjen në ndihmë dy turistëve të bllokuar në Filikur

TIRANË, 9 shtator/ATSH/ Policia e Himarës i erdhi në ndihmë dy turistëve nga Maqedonia e Veriut, të cilët mbetën të bllokuar në Gjirin e Filikurit.

Pas marrjes së njoftimit për dy turistë të bllokuar në plazh, ku njëri prej tyre kishte rrëshqitur dhe pësuar dëmtime të lehta, shërbimet e Policisë së Himarës u mobilizuan menjëherë për t’u ardhur në ndihmë. Forcat e rendit arritën me shpejtësi në vendngjarje, duke siguruar daljen e sigurt të turistëve nga zona e vështirë e Filikurit.

Sipas njoftimit nga Policia e Vlorës, turistja e dëmtuar mori ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për shëndetin. Policia e Himarës garantoi se mbetet gjithmonë në gatishmëri për qytetarët dhe vizitorët, duke ofruar ndihmë në çdo situatë emergjente. Për çdo rast urgjent, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›