Himarë, policia ndalon 20 klandestinë pakistanezë
HIMARË- Policia e Himarës ka ndaluar sot në mbrëmje 20 persona me origjinë pakistaneze që kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë.
Sipas policisë së Himarës, bëhet me dije se mes klandestinëve ka gra dhe fëmijë.
Mësohet se shtetasit pakistanezë kanë hyrë në vendin tonë nga Greqia, ndërsa do të dërgohen në qendrën e emigracionit në Radhimë.
Klandestinë të shumtë nga Siria, Afganistani, Pakistani por edhe vende të tjera janë kapur kohët e fundit, pasi e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar në shtetet e tjera të Europës.
(m.a/BalkanWeb)