E Diel, 1 Nëntor 2026

Artisti holandez, Veer: Kryeministri Berisha, Gjergj Kastrioti i kohëve të sotme

31-08-2013 / Gazeta 55

Kryeministri takon artistin holandez, Jaap van’t Veer

Kryeministri Sali Berisha  ka prit artistin holandez Jaap van’t Veer, i cili prej 10 vitesh jeton dhe punon në Alpet shqiptare. Z. Jaap van’t Veer, falenderoj Kryeministrin për takimin dhe i shprehu mbresat gjatë viteve të punës në Shqipëri. Si shprehje të këtij vlerësimi, z. Jaap van’t Veer i dhuroi Kryeministrit një skulpturë, me të cilën, u shpreh ai, kam mishëruar disa nga etapat më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, prej Skënderbeut, pushtimeve, lirisë dhe demokracisë, të simbolizuara me personin tuaj, që, në vlerësimin tim, jeni Gjergj Kastrioti i kohëve të sotme. Kryeministri Berisha, duke e falënderuar për vlerësimet dhe veçanërisht për përkushtimin që tregon ndaj natyrës, historisë dhe aktualitetit shqiptar, i uroi punë të mbarë në misionin e tij fisnik.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›