Malësi e Madhe, pranga 51-vjecarit, kultivonte kanabis
MALESI E MADHE- Policia e Malësisë së Madhe ka vënë në pranga sot një 51-vjecar për kultivim të lëndëve narkotike.
Sipas policisë, arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. P, vjeç 51, lindur dhe banues ne Fshatin Vukpalaj, Komuna Kastrat i rrethit Malësi e Madhe, u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe monitorimeve të kryera nga ajri me helikopter.
“Pas kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së këtij shtetasi, në vendin e quajtur Vukpalaj, u gjetën 7 mini parcela, në të cilat ky shtetas kishte mbjellë 850 rrënjë, bime narkotike Canabis Sattiva, te cilat pasi u shkulën, u asgjësuan me anë të zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se, pas kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale edhe dy armë zjarri Automatik model 56 mm.
(m.a/BalkanWeb)