Himarë, shtëpitë e ish-pronarëve4 familje përplasen me policinë
Të tjera rreth shkrimit /VD
HIMARE - Zbatimi i urdhrit për nxjerrjen e 4 familjeve nga banesat ku ata jetojnë, në Himarë, ka shkaktuar tensione mes banorëve dhe forcave policore e përmbarimore.
Shkak për këtë është bërë akti normativ për lirimin e banesave të ish-pronarëve, gjë që sipas banorëve është e padrejtë dhe se rastet duhen trajtuar individualisht.
Egda Rrapo, njëra prej banorëve e cila preket nga ky vendim, tha gjatë një lihdjeje telefonike me TVA1 Report, se ajo e ka shtëpinë me pronësi të rregullt, pasi e ka blerë tokën, ndërsa shtëpinë e ka ndërtuar i ati nga e para. Sipas saj, pretenduesit si pronarë të tokës nuk kanë asnjë lidhej me atë pronë, pasi ata janë larguar në vitin 1971, ndërsa shtëpia është ndërtuar me shpenzimet e familjes së saj.
Ajo bën apel për ndihmë dhe është në pritje të vendimit të Gjykatës së Vlorës, për vendimin e apeluar tashmë, ndërsa sipas saj është paradoksal fakti se pse ekzekutohet vendimi një ditë para marrjes së një vendimi nga ana e gjykatës.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)