Halimi Paketa me 41 nene ne mbrojtje te jetes dhe sigurise publike
“Forcimi i luftës ndaj kriminalitetit, duke ashpërsuar dënimet, duke i dyfishuar për veprat penale të rënda, dhe vendosjen e drejtësisë efektive për të garantuar vuajtjen e plotë të dënimit”.
Ky mesazhi që mbart Paketa e Drejtësisë Kriminale, ne 41 nenet e saj, e cila u prezantua sot nga vetë ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi.
Kështu, duke synuar një përgjigje, serioze dhe te vendosur, kunder zhvillimeve kriminale, ky dikaster sjell nje pakete qe ka ne fokus krimet me te renda dhe me te papranueshme te shoqërisë shqiptare. Konkretisht, vrasjen e policit, vrasjen per gjakmarrje, vrasjen e gruas, mbajtjen e armeve te zjarrit pa leje ne publik.
“Të mbrojturit e pare nga Paketa e Drejtesise Kriminale jane policet. Ata te cilet qendrojne me guxim dhe profesionalizem ne frontin e pare te luftes kunder krimit, te paret qe perballen me kriminelet. Beteja te rrezikshme deri ne humbjen e jetes. Pergjigjia jone, ndaj krimit qe prek policin vjen me kete pakete me mesazhin e qarte: Kushdo që vret efektivë policie nuk mund të këtë ndëshkim më të ulët se 38-vjet burgim, pa lirim me kusht.Kushdo qe vret policin duhet te qëndrojë në burgim të përjetë”, u shpreh ministri Halimi.
Denime te ashpërsuara te cilat nga 25 vjet do te rriten ne 40 vjet, ku si minimum do te kene 38 vjet burgim,(krahas vrasjes se efektivit te policise) Paketa e Drejtesise Penale sjell edhe per vrasjen për gjakmarrje, ku denimi qe ne kemi parashikuar eshte jo më pak se 38 vjet burg.
“Edhe pse nje dukuri ne rrenie, gjakmarrja, ky rit i papranueshem per shoqerine shqiptare duhet te zhduket. Ndaj dhe pergjigjia ndajte gjithe atyre qe ne mendjen e tyre kriminale synojne te vrasin per gjakmarrje duhet ta jete e qarte se denimi qe i pret do te jete jo me pak se 38 vjet burg, se denimi qe i pret do te jete burg perjete. Denim te ashpër, me te ashprin ne keto vjet, do te kete per vrasjen brenda familjes. Cilido që vret nje vajze apo grua duhet të dije se dënimi do të jetë jo më pak se 38 vjet burg. Cilido qe vret gruan apo njeriun e familjes e pret burgim i perjetshem, pa te drejte lirimin me kusht”, deklaroi Halimi.
Njëkohësisht, sipas kësaj pakete, kush mban armë pa leje do të dënohet jo më pak se 10 vjet burg. Ndërkohë që paketa përjashton lirimin me kusht.