Korce kapet droge ne Kapshtice
Ka dështuar tentativa e një 58 vjeçari nga Gjirokastra, për të transportuar nga Kapshtica në drejtim Greqisë ,një sasi të konsiderueshme canabis sativa. Pas një operacioni në orët e para të së hënës të sektorit të antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Korçës,mbështetur edhe policia kufitare u bë i mundur bllokimi i një kamioni tip trajler,i cili tentoi të kalonte përtej kufirit një sasi prej 25 kg.canabis sativa.
Gjatë kontrollit të mjetit me targa TR 53 27A,që drejtohej nga 58 vjeçari Afrim Mullaraj,janë gjetur të fshehura në shasinë e mjetit sasia e drogës e ndarë në dy pako,të cilat më pas janë sekuestruar.
Droga vinte nga Lazarati dhe kishte si destinacion qytetin e Selanikut. Pas arrestimit dhe marrjes te Mullarajt policia e Korçës po vijon hetimet për të zbardhur edhe emrat e personave të tjerë ,të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.