E Shtunë, 31 Tetor 2026

Himare vdekja e Gumes sot ceremoni perkujtimore

HIMARE- Sot shenohen 40 dite nga vdekja e te riut himariot Aristotel Guma. Ne Himare eshte paralajmeruar nje marshim paqesor proteste ne vendin ku i riu gjeti vdekjen nga nje perplasje e rende autmobilistike mes nje automjeti dhe motorcikletes ku po udhetonte.
Fillimisht do te zhvillohet nje ceremoni perkujtimore ne kishen Shen Pandon. Politikane deputete nga Greqia kane paralajmeruar se do te marrin pjese ne kete ceremoni.

Sekretari i Pergjithshem i MPJ greke do te jete nje nga mysafiret e kesaj ceremonie bene te ditur burime nga bashkia e Himares te cituara nga GSH. Nderkohe gjate dites se djeshme Yannis Zeppos ishte ne Tirane ku zhvilloi takime me kryeministrin Berisha dhe ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto ku nder te tjera ngriti dhe shqetesimin e politikes greke per vrasjen e Gumes.

GSH shkruan sot se ne oret e vona te mbremjes se te shtunes ne Himare ka mberritur edhe nje prej deputeteve te Kuvendit te Greqise kandidati per Prefekt i zones te Atikes deputeti i partise se djathte ekstremiste L.A.O.S i Athines Spiridon-Andonis Georgiadhis. E sipas informacioneve ne kete tubim do te marre pjese edhe kryepeshkopi Janullatos.

Nderkohe per kete ceremoni jane prodhuar enkas dhe shume pankarta ku dallohet qartesisht fytyra e te ndjerit e shkruhet se Aristotel Guma 37 vjec nga Vorio-Epiri Himara u vra pse fliste greqisht. Gjuha jone eshte shpirti jone qe nuk vdes nuk mund te vritet.

Ne takimet e djeshme me zyrtaret shqiptare Sekretari i Pergjithshem i MPJ greke ngriti shqetesimin e politikes greke per vrasjen e 37-vjecarit Aleksander Guma.

Nga ana e saj qeveria shqiptare eshte shprehur e palekundur per arritjen e standarteve me te larta te mbrojtjes se te drejtave te njeriut dhe minoriteteve.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›