E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne Sarande Lini grindjet te fitojme zgjedhjet

TIRANE- Kryetari i PS-se Edi Rama u ka bere dje thirrje strukturave vendore te partise te mos percahen prej ambicieve personale ne prag te zgjedhjeve lokale. Nga Kalaja e Lekursit kryesocialisti Rama i shoqeruar edhe nga deputetja Luiza Xhuvani deputetet Fatmir Toci e Fatmir Xhafaj tha se me e rendesishme se keto zgjedhje eshte transparenca drejtesia zhvillimi. Te gjithe e kuptojme - iu drejtua pjesemarresve Rama - pse qeveria arrin te rrije ne kembe duke grabitur votat. Jeni deshmitare u tha Rama se sa arrogante dhe poshteruese eshte propaganda ndaj atyre qe nuk jetojne ne oborrin e pushtetit. Largimi i qeverise se sotme - vijoi ai - eshte domosdoshmeri jetike per sot dhe natyrisht edhe per neser. Sot ne vendin tone ka 1 milion njerez te papune qe jetojne me cfare sjell dita dhe me ankthin e se nesermes. Te menjanojme diskutimin mes njeri-tjetrit se kush je ti e kush jam une nese duam te fitojme Saranden ne zgjedhjet lokale dhe Shqiperine pas tyre - ka qene ky mesazhi kryesor qe kreu i selise roze Edi Rama ka percjelle ne nje takim te gjere te organizuar paraditen e se shtunes ne Sarande. Rama u shpreh se nuk e kuptoj perse njerez me kontribute dhe me vlera ne PS i kane hyre diskutimit percares kush je ti e kush jam une per zgjedhjet vendore qe po afrojne duke bere te qarte edhe kostot qe ka treguar dhe e kaluara ne Sarande kur shfaqen ndasite se kush do te jete i pari i fshatit. Nga historira te tilla humbasin te gjithe - ka paralajmeruar Rama nga Lekuresi. Rama eshte ndalur ne dukurine e asaj qe e ka quajtur grabitje te te gjithe bregdetit nga njerez pa asnje lidhje me bregdetin. Ne strategjine e luftes politike te socialisteve ne shkalle kombetare Edi Rama tha se largimi i qeverise se Sali Berishes se bashku me te qendron mbi cdo prioritet tjeter. E sotmja eshte e rende por e nesermja do te jete edhe me e rende - u shpreh Rama - nese nuk do te protestojme edhe me me force per largimin e kesaj qeverisjeje. Familja qe nuk shlyen borxhet detyrohet tia lere shtepine bankes ndersa ne nuk ia leme Shqiperine Sali Berishes - tha ai.

Takimi i Rames me elektoratin e majte te Sarandes u krye ne kuader te nje turi tjeter takimesh qe ai ka nisur neper Shqiperi ku po e bazon retoriken e tij te gjendja ekonomike papunesia e kriza politike qe sipas tij po burojne nga keqqeverisja qe e ka burimin te zgjedhjet e 28 qershorit.
GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›