Himarë vritet me mjete të forta një 75 vjeçar
Humbet jetën nga goditja me mjete të forta një 75 vjeçar nga Himara. Pirro Bollano humbi jetën pas goditjeve që ju bënë nga 24 vjeçari Bledi Xhaferri i cili është arritur të kapet menjëherë nga forcat blu të Himarës. Nga hetimet e para mësohet se ka qenë puna e pa paguar që ka bërë Xhaferri tek Bollano që e kanë çuar këtë të fundit në këtë akt makabër. Policia ende nuk ka bërë të ditur shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes sa më shpejt.