E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, vdes një 38 vjeçar nga goditje me armë

Një 38 vjeçar ka gjetur vdekjen gjate nje përplasje me arme mëngjesin e sotëm ne qytetin e Beratit,  pasi është qëlluar me pistolete ne shpatull nga persona te paidentifikuar. Sokol Kokoshi 38 vjeç ka ndërruar jete ne spitalin e Beratit për shkak te plagëve te marra. Policia e Beratit bën te ditur se autoret e kësaj ngjarje janë larguar menjëherë ne drejtim te paditur. Ngjarja ka ndodhur pranë pallatit te Kulturës ne qytetin e Beratit. Eksperte te policisë kriminale shkuan ne vendin e ngjarjes për te këqyrur rrethanat e krimit dhe për te mbledhur prova materiale. Policia e Beratit bën te ditur janë identifikuar autore e krimit, por nuk ben publik emrat e tyre per arsye hetimi. Ne komisariatin e Beratit janë shoqëruar disa persona qe mund te kenë lidhje me vrasjen e mëngjesit te sotëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›