E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi pesëmbëdhjetë mijë të vdekur në Birmani

Autoritetet në Birmani vlerësojnë se afro 15 mijë vetë mund të kenë vdekur dhe shumë të tjerë nuk dihet se ku janë, tre ditë pasi vendi u godit nga cikloni. Ministri i jashtëm, Nyan Win bëri të ditur në televizionin shtetëror se 10 mijë vetë kanë vdekur vetëm në qytetin e Bogalay, 100 km ne jug te rangunit.

Më herët, qeveria paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet më tej në Deltën e lumit, Irrawaddy që ka patur peshën më të madhe të ciklonit Nagris.

Por është vështirë të shkohet tek zonat e prekura më rëndë sipas James East të organizatës World Vision.

Ai thotë se miliona mund të kenë mbetur pa shtëpi nga cikloni.

Banorët në Birmani janë të varfër si rezultat i dekadave të sundimit nga regjimi ushtarak.

Tani, ata po përballen edhe me një tragjedi natyrore.

Ofrohen ndihma

SHBA i ka bërë thirrje Birmanisë të lerë mënjanë politikën dhe të pranojë ndihmë për viktimat e ciklonit.

Bashkëshortja e presidentit Bush, Laura tha se SHBA ka caktuar 250 mijë dollarë ndihmë.

Ajo tha se shumë mund të ofrohej nëse Birmania pranonte një ekip amerikan për të vlerësuar situatën.

OKB, BE, Japonia dhe India po dërgojnë ndihma emergjente.

Por kritikët në Birmani thonë se ushtria ka qenë e ngadaltë në përgjigje dhe ofroi paralajmërime jo të sakta mbi fuqinë vdekjeprurëse të ciklonit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›